09 maj 2011

Giovinco paralajmëron: “Të dielën duam të shpëtojmë përpara tifozave”


Sebastian Giovinco(24) është i karikuar për ndeshjen e ardhshme të kampionatit, në Tardini kundër Juventusit. Ish bardheziu kërkon me cdo kusht t’i japi fund cështjes së shpëtimit, duke kërkuar një fitore për të festuar përpara tifozëve të tij qëndrimin në Serie A:

“Juventusi kërkon të hakmerret për ndeshjen e shkuar? Asnjë problem, edhe ne kemi një objektiv të rëndësishëm për të arritur: shpëtimi, që duam të arrijmë me cdo kusht në shtëpi përpara tifozëve tanë. Jemi të lumtur me suportin që na kanë dhënë deri tani dhe shpresojmë t’i shpërblejmë të dielën” Këto ishin fjalët e Giovinco-s për Fcparma.com. /fcJuventus-news/