06 maj 2011

Juventus takohet me agjentin e Agueros


Sergio Aguero duket se po i afrohet largimit nga Atletico Madrid, pasi agjenti i tij Jose Segui, raportohet se do të takohet me përfaqësues të Juventusit sot për të diskutuar një transferim të mundshëm.

La Gazzetta dello Sport shkruan se klubi italian është i paepur të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe e kanë shndërruar 22-vjeçarin në cak kryesor. Segui udhëtoi në Itali më herët gjatë javës dhe pritet të takohet me drejtorin gjeneral të Juventusit, Giuseppe Marotta, për të diskutuar transferimin.

Aguero zbuloi të enjten se ai është shumë i lumtur te Atletico Madrid dhe se nuk ka synime të largohet nga klubi në një të ardhme të afërt, por sulmuesi mund të ndryshojë mendje nëse Juve bën një ofertë zyrtare.

Kontrata aktuale e Agueros zgjat deri në verën e vitit 2014, por ai ka një klauzolë lëshimi që kap vlerën e 45 milionë eurove.
/JUVENEWS.TK/