02 maj 2011

Juventus po lufton për të drejtat telefizive


Nga 2010/2011 hyri në fuqi një rregullore e re për të drejtat televizive.930 milion që do të ndahet në mes ekipeve si vijon: 40% në mënyrë të barabartë, 30% bazuar në rezultatet e fituara nga 1946 deri sot, pjesa e mbetur prej 30% do të ndahet në bazë të 'përdoruesit.Per këtë 30% filloi lufta në mes 5 klubeve me të mëdha në njërën anë (Juve, Inter, Milan, Roma, Napoli) dhe 15 klubet e tjera të Serie A.

Kriteri eshte se duhet të shpërblejë klubi me numrin më të madh të tifozëve në Itali. Dhe pikesrisht ketu se si duhet te numerohen tifozet e skuadrave, të dy palët nuk arrijnë te gjejne një marrëveshje. Numrat e nisur dje nga" Sole 24 Ore", vene Interin ne vend te pare me 7.5 milion tifoza dhe Juventus ne vend te 2 me 7 milion, keto janë vetëm një shembull i statistikave të tillaqe tregojne sa te komplikuara jane. Zgjidhja e numerimit te tifozave do tu besohet 3 kompanive të specializuara. Grupi i 15-teve propozuan një marrëveshje me tre kompani të sektorit: Doxa, Crespi dhe Flexi Group. Por 5 të mëdhate janë të shqetësuar se kjo është një zgjedhje e nje ane.

Dhe pikerisht eshte Andrea Agnelli, I mbështetur nga Avokati Juventusit Michael Briamonte qe do udheheqi 5 të mëdhate në veprime ligjore të ndërmarra kundër skuadrave "të vogla". Në rast se një marrëveshje nuk arrihet, 5 te madhate mund të lëshoj një armë vdekjeprurëse. ligjin Meandri- Gentiloni ky ligj nuk detyron kompanite për ti vënë në paketën e të drejtave kolektive. 5 klubet mund të shesë këto të drejta individualisht, duke përvetësuar shifra akoma më të larta. Paketa kolektive do të varferonte dhe do u sillte nje dem te madh skuadrat e vogla . Por tani për tani ajo mbetet një mundësi e largët. /fcjuventus-news/