02 maj 2011

Chiellini e dëshiron Agueron te Juve


Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, i ka bërë thirrje klubit që ta transferojë Sergio Agueron në Torino, përderisa ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Është normale që të ketë zëra në tregun e transferimeve sa më përket mua”.

“Unë dua të luaj në stadiumin e ri dhe shpresoj se do të jem në një ekip me një kampion si Aguero. Dhe për këtë arsye Juventusi duhet të marrë precedentë në zgjedhjet e mia”, theksoi Chiellini.
/JUVENEWS.TK/