09 maj 2011

Juventus planifikon të harxhojë 100 milionë gjatë verës


Juventusi raportohet se ka bërë gati 100 milionë euro për t’i harxhuar në transferime të reja në afatin kalimtar të verës.

Me stadiumin e ri tashmë të kompletuar, Juventusi synon t’i drejtojë fondet e tyre në rindërtimin e ekipit.

Në repartin mbrojtës përforcimi i parë duhet të jetë lojtari i Hoffenheim, Andreas Beck, i cili sipas Tuttosport vlen afro 7 milionë euro. Nëse shiten Marco Motta dhe Zdenek Grygera, kjo do të hapte rrugën për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Paulo Ferreira për katër milionë euro.

Në repartin sulmues, Karim Benzema i Real Madridit është një opsion, veçanërisht pasi këtë ia ka propozuar klubit legjenda Biankonere, Zinedine Zidane.

Në maje të listës së dëshirave mbetet Sergio Aguero, sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid dhe dhëndri i Diego Armando Maradona.
/JUVENEWS.TK/