09 maj 2011

Inter arrin marrëveshje me Montolivon?


Riccardo Montolivo duket se është në rrugë për t’u larguar nga Fiorentina në fund të sezonit, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me tashmë ish-kampionin e Serie A, Inter.

Il Corriere dello Sport raporton se Nerazzurët dëshirojnë të sjellin frymë të re në mesfushë gjatë kësaj vere dhe e kanë shndërruar 26-vjeçarin në një cak kryesor të afatit kalimtar.

Montolivo po ashtu është lidhur me një transferim te Juventusi dhe Milani në disa muajt e kaluar, por duket se ka vendosur për të veshur fanellën e Interit.

Megjithatë, klubi nga Giuseppe Meazza ende nuk ka arritur marrëveshje me Fiorentinën sa i takon transferimit, pasi thuhet se Viola është nguruese ta shesë mesfushorin. Megjithatë me kontratën e lojtarit që skadon verën e ardhshme, është e qartë se ai do të shitet.
/JUVENEWS.TK/