11 maj 2011

Guardiola i interesuar për Bastos


Barcelona është duke përcjellë situatën e anësorit të majtë të Olympique Lyon, Michel Bastos.

Reprezentuesi brazilian është caku kryesor i Juventus-it, përderisa edhe ai ka konfirmuar se do të vendosë përfundimisht mbi të ardhmen e tij në fund të sezonit.

Cadena Ser thotë se trajneri i Barcës, Pep Guardiola, e çmon Bastos shumë dhe beson se ai do të përshtatej shumë mirë në sistemin Blaugrana.

Megjithatë deri më tani ende asgjë konkrete nuk ka dhe përfundimisht se ku do të shkojë braziliani do të dihet gjatë verës kur edhe do të hapet afati kalimtar.
/JUVENEWS.TK/