04 maj 2011

Juventus nuk ka para për Aquilanin


Udhëheqësia e Juventusit pohoi se nuk do ti paguaj Liverpoolit 18 milion euro për blerjen e kontratës së Alberto Aquilanit.

“Ekziston një klauzulë për blerjen e kontratës së Aquilanit e cila do të aktivizohet më 15 maj.

Ne do të mundohemi që të arrijmë marrëveshje me Liverpoolin për uljen e çmimit, sepse nuk jemi të gatshëm që të paguajmë këtë shumë” – tha drejtori i sportit të “bjankonerëve” Guzepe Marota.

Akvilani verën e kaluar erdhi në Torino i huazuar nga Liverpool dhe ketë sezon për Juventusin ka luajtur 29 ndeshje ku shënoi dy gola.

Ai në shumë situata këtë sezon ka deklaruar se dëshiron të mbesë në Itali, derisa trajneri i ri i Liverpoolit Keny Dalglish tha se dëshiron që 26 vjeçari të kthehet në Angli.
/JUVENEWS.TK/