10 maj 2011

Del Piero: Juventusi po luan nën nivel këtë sezon


Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ka mbetur i zhgënjyer me barazimin e tyre ndaj Chievos.

Del Piero mendon se ky rezultat ishte “mishërim” i sezonit të tyre.

“Ky barazim është mishërim i sezonit tonë. Ne jemi një ekip i cili mund t’ia dalë më mirë dhe i cili po tregon më pak nga ajo se çfarë mund të bëjë. Sigurisht neve na mungon diçka, diçka e cila do ta kishte zgjidhur situatën”.

“Tash vetëm duhet të punojmë edhe më fuqishëm për t’ia dalë më mirë në dy ndeshjet e fundit dhe veçanërisht sezonin e ardhshëm”, ka thënë Del Piero. /
JUVENEWS.TK/