
Juventus është vënë në ndjekje të mesfushorit të Real Madrid Lass Diarra, pas dështimeve të fundit. Ekipi torinez kërkon të përforcojë më së miri mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe kërkon lojtarë të nivelit ndërkombëtar për ta bërë këtë gjë.
Mesfushori madrilen vlerësohet 15 mln euro dhe duket si një zgjedhje e pëlqyer nga drejtuesit torinez. Drejt largimit janë Sissoko dhe Felipe Melo të cilët duket se nuk po e organizojnë mirë lojën dhe nuk po përmbushin pritshmëritë, kjo edhe për shkak të dëmtimeve. /fcjuventus-news/