10 maj 2011

Del Neri i ka ditët e numëruara


Pas humbjes së shpresave për Champions League dhe vënies në rrezik të kualifikimit për në Europa League, klima në ambjentet e Juventusit është shumë e errët.

Pankina e Del Neri-t pothuajse ka rënë po t’i përmbahemi deklaratave të mbrojtësit më të madh të tij, Beppe Marotta-s:

“Kemi ide shumë të qarta dhe do të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur për të mirën e Juventusit. Javën tjetër do të japim vedimin përfundimtar”

Gjëja që i shqetëson më shumë drejtuesit është që po vihet në rrezik edhe kualifikimi për në Europa League, tashmë. Nëse kualifikohet sot Palermo për ne finalen e kupës së Italisë, atëherë Juventus do të jetë e detyruar të ngjitet në vend të 5-të ose 6-të për të shpresuar për një vend. /fcjuventus-news/