11 maj 2011

Juventus, Del Neri shumë pranë largimit


Pas lamtumirës në Champions, tani edhe Liga e Europës është në rrezik

Ambient i rënduar në shtëpinë e Juves, pas barazimit kundër Kievos. Pankina e Del Nerit është praktikisht e lëkundur, edhe për shkak të fjalëve të drejtorit të përgjithshëm, Marota, një tjetër goditje ndaj trajnerit: “I kemi idetë shumë të qarta dhe për të mirën e Juves do të marrin një vendim, pikërisht javën e ardhshme.”

Por ajo që është më e keqe për bardhezinjtë, është se jo vetëm Championsi është sfumuar përfundimisht, por edhe Liga e Europës është në rrezik. Juve duhet të bëjë shumë shpejt llogaritë për të kërkuar një zgjidhje për një situatë të komplikuar së tepërmi.

E vështirë të mendosh për ndryshimin e disatë të pankinës, por fjalët e Marotës shkojnë pikërisht në këtë drejtim. Idetë për të ndryshuar trajnerin nuk mungojnë. Dikush flet për një kontakt me Van Gal (Il Corriere dello Sport), ndërsa të tjerë (tifozët) bërtasin emrin e Antonio Kontes.

Shumë e ndryshme është situata e Maxarrit (edhe pse ekziston një njoftim për një takim me Paratiçin), i cili tashmë është vetëm një hap larg divorcit me Napolin, por që po tentohet edhe nga Roma. Është e pamundur të mbërrijë Vilas Boas, ndërsa Mançini tashmë është një pistë praktike, si ajo që të dërgonte tek Spaleti.

Ndërkohë, 1 vit pas ekspozimit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për titullin e 2006-s, Juventus konfirmon se do të ketë një përqendrim të lartë ndaj zhvillimeve.

“Në respekt të autonomisë së organeve të drejtësisë sportive,” deklaron klubi në një shënim, “ndihet ndjenja e përgjegjësisë në përballje me miliona tifozë, që prej shumë kohësh po presin një përgjigje të thjeshtë. Barazimi mes kësaj çështjeje, është në dorën e drejtësisë.”
/JUVENEWS.TK/