11 maj 2011

Juve kërkon Diarran dhe Alonson


Krerët e Juventusit i kanë bërë ofertë Real Madridit për shkëmbimin e mesfushorëve në fund të këtij edicioni, shkruan "Tuttosport" të martën.

Juventusi i ka ofruar Realit dy mesfushorët e pëlqyer nga Mourinho, Momo Sissoko e Felipe Melo në shkëmbim për Xabi Alonson e Lassana Diarran.

"Do të ketë ndryshime të mëdha në mesfushë dhe tashmë kemi nisur të punojmë në këtë drejtim", ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.

Ai ka bërë të ditur se skuadra nga Torino i ka ofruar kontratë Andrea Pirlos, që do të largohet nga Milani në fund të këtij stinori.
/JUVENEWS.TK/