06 maj 2011

Juve rishfaq interesim për Shaqirin


Juventus edhe një herë ka rishfaqur interesimin për mesfushorin shqiptar të skuadrës së Bazelit, Xherdan Shaqiri. Juve po planifikon të përforcohet dhe në mesin e futbollistëve të kërkuar është edhe talenti 19-vjeçar.

I vetmi problem për skuadrën torineze është shifra e lartë prej shtatë milionë që kërkojnë drejtuesit e Bazelit për mesfushorin Xherdan Shaqiri, i cili po ashtu është në listën e dëshirave të skuadrave Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Inter, Zenit dhe Hamburg.
/JUVENEWS.TK/