06 maj 2011

Chelsea dhe United kërkojnë Augeron


Agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka pohuar se pas argjentinasit janë vënë gjigantët anglezë të Manchester United dhe Chelseat.

“Transferim gjatë verës? Pyetje e mirë. Aktualisht ne nuk kemi ide. Lojtarë si Aguero gjithmonë janë atraktivë për klubet e mëdha”.

“Chelsea dhe Manchester United janë klube të mëdha dhe ato janë duke e monitoruar, por kështu bën edhe Reali, Bayerni, Interi, Milani dhe Barcelona. Këto janë klube që rregullisht monitorojnë më të mirët”, u shpreh agjenti i futbollistit, Bruno Satin.

Atletico Madridi është në vendin e pestë në La Liga dhe nëse ndodh që Los Colchoneros të mos sigurojnë një vend për Ligën e Kampionëve, atëherë është shumë e mundur që ‘Kun’ të largohet nga Vicente Calderon.
/JUVENEWS.TK/