13 maj 2011

S’ka marrëveshje me Juventusin


Andrea Pirlo ka mohuar njoftimet se tashmë ka arritur marrëveshje për transferim në Juventus. Mesfushori italian do ët jetë futbollistë i lirë në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Milanin.

31 vjeçari ka theksuar se dëshiron të mbetet në San Siro por në rast se nuk i ofrohet një marrëveshje e re, atëherë mund të kalon te Bianconerët. “Nuk është e vërtetë rreth Juventusit. Në ditët e ardhshme do të bisedoj me nënkryetarin Galliani dhe do të marrim një vendim. Nëse klubi është i kënaqur, do të jem i lumtur të mbetem. Mirëpo, nëse duhet të ndahemi nuk do të jem tradhtar nëse shkoj në Juventus”, tha Pirlo për Corriere della Sera.
/JUVENEWS.TK/