04 maj 2011

Juve pas tij, Bale pas Tottenham'it


Uellsiani Gareth Bale i cili ka arritur te shkelqeje gjate ketij stinori ka deklaruar qe ai deshiron te qendroi ne Tottenham edhe ne rast se klubi nuk arrin te kualifikohet ne Ligen e Kampioneve.

Bale ne ditet e fundit eshte lidhur me nje transferim drejte Juventusit pasi qe klubi deshiron te promovoje stadiumin e ri me lojtar yje. Mirepo ne anen tjeter Bale ka thene se ai deshiron te qendroi edhe me tutje ne Tottenham, "Ne kemi nje skuader shume te re dhe nje trajner fantastik. Ne para vetes kemi nje te ardhme te ndritur dhe definitivisht une dua te jem pjese e saj."/Juventus-fans.net