04 maj 2011

Chelsea ruan kontaktet me Pirlon


Chelsea vazhdojë të mbetet në kontakte me mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo.

Pirlo do të jetë pa kontratë në qershor dhe pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, pasi drejtuesit e ekipit italian kanë dështuar të gjejnë marrëveshje për një kontratë të re.

Pirlo është përmendur se mund të transferohet te Chelsea – edhe pse gjithçka do të varet nëse Carlo Ancelotti do të mbetet si menaxher.

Edhe Manchester City po ashtu është i interesuar për lojtarin ku Roberto Mancini do të mund ta sillte Pirlon si zëvendësim për Patrick Vieira, i cili ka zbuluar se do të pensionohet në fund të sezonit.
/JUVENEWS.TK/