11 maj 2011

Del Piero “shkarkon” Del Nerin


Ndër më të mërziturit te Juventus për barazimin me Kievon është kapiteni Alesandro Del Piero.

“Jam i mërzitur, sepse nuk shfrytëzuam shansin e fundit që kishim. E shkatërruam ëndrrën tonë për vetëm dy minuta.

Për fat të keq golat e mi nuk mjaftuan. Nuk është aspak faji i stadiumit, por yni, që kemi gabuar shumë, e si rrjedhojë kundërshtari përfitoi.

Del Neri?

Unë nuk merrem me këto gjëra.

Skuadra po punon fort, por nga ana tjetër edhe gabon. Unë s’kam çfarë të shtoj më tej”.
/JUVENEWS.TK/