13 maj 2011

Giovinco: Nuk e dua rikthimin te Juventusi


Lojtari i Juventusit i cili është i huazuar te Parma, Sebastian Giovinco ka thënë se dëshiron të qëndroj aty ku është pasi nuk e preferon rikthim te Biankonerët.

24 vjeçari shkoi nga Juventusi te Parma në një marrëveshje prej një viti huazimi, dhe Parma ka opsion për të siguruar 50% e shërbimeve të tij gjatë afatit kalimtar veror.

“Preferoj qëndrimin te Parma. Unë vetëm kam lajmëruar presidentin e klubit, Tommaso Ghirardin dhe drejtorin gjeneral, Pietro Leonardi për dëshirën time”, tha Giovinco për Tuttosport.
/JUVENEWS.TK/