10 maj 2011

Gilardino nuk është i interesuar për Juventusin


Alberto Gilardino thotë se ai është i përkushtuar të arrijë sukses me Firotentinën, pavarësisht interesimit të Juventusit së fundi.

28-vjeçari, i cili ka kontratë me Violan deri në vitin 2013, duket se është i lumtur në Firencë dhe nuk e ka në plan të largohet.

“Nuk e di ku do të jetë e ardhmja ime. I kam dëgjuar këto thashetheme për ca kohë, sa që kanë filluar të bëhen të mërzitshme”.

“Kam edhe dy vite kontratë dhe, siç kam thënë, jam i lumtur në Firencë dhe dua të mbetem. Në fund të sezonit do të takohem me klubin dhe do ta diskutoj situatën”, ka thënë sulmuesi italian.
/JUVENEWS.TK/