04 maj 2011

Edhe Interi pas Afellayt


Kampioni në fuqi i Italisë dhe Evropës, Interi, vazhdon të përcjellë situatën e Ibrahim Afellayt te Barcelona.

Drejtuesit e Interit janë të vendosur të shtojnë më shumë kreativitet dhe lëvizshmëri në mesfushën e tyre në sezonin e ardhshëm dhe janë të interesuar të sjellin Afellayn.

25-vjeçari sapo i është bashkuar Barcelonës në janar, por është lidhur me një largim gjatë kësaj vere për shkak të konkurrencës së fuqishme në mesfushën Blaugrane.

Së bashku me Interin, edhe Liverpooli është përmendur si një prej ekipeve të interesuara për të angazhuar Afellayn.
/JUVENEWS.TK/