06 maj 2011

Do të pensionohet tek "Zonja e Vjetër"

Del Piero do të vazhdojë të veshë fanellën e Juventusit. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar lajmin për rinvomin e kontratës me kapitenin. “Juventusi komunikon se ka rinovuar kontratën e Alesandro Del Pieros, - lexohet në komunikatën e klubit bardhezi. - Marrëveshja e re, e nënshkruar midis presidentit Andrea Anjeli dhe lojtarit, është e vlefshme deri më 30 qershor 2012.

Takimi për kontratën e re është zhvilluar në rrethinat e stadiumit të ri”. Gjithsesi, fjalët e shkruara në rrjetin social “Facebook” kanë qenë të qarta: “Eshtë një ditë e veçantë”. Dhe ka qenë e tillë sepse Del Piero ka nënshkruar rinvomin e kontratës me Juventusin edhe për një vit tjetër.

Mbyllet kështu me rinovimin e kapitenit telenovela që kishte lidhje me të ardhmen e Aleks Del Pieros. Përralla te bardhezinjtë, e filluar më 1993-in, vazhdon. Një telenovelë sepse rruga për të arritur te marrëveshja ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Takimi i zhvilluar në janar midis kapitenit bardhezi dhe presidentit Anjeli dukej se e lehtësoi gjithçka, më pas Del Piero dhe Juventusi u ftohën për shkak të diferencës që ekzistonte midis kërkesës dhe ofertës, që ishte prej 1 milionë eurosh. Në fund të shkurtit vjen lëvizja e lojtarit, që nuk u pëlqye shumë nga klubi: një mesazh në video ku ka deklaruar:

“E kam nënshkruar kontratën time të parë te Juventusi pa e ditur shumën që do të fitoja, do të bëj kështu edhe për atë që do të jetë kontrata e fundit e karrierës sime me këtë fanellë”. Javët e fundit, Del Piero është shprehur gjithmonë i qetë në lidhje me kontratën, Dje erdhi rinovimi dhe ai i ardhshmi do të jetë sezoni i 19-të me fanellën bardhezi.

42 ndeshjet që Del Piero ka luajtur këtë sezon: vetëm Bonuci është më mirë se ai me 43 ndeshje. 10, golat e kapiteni këtë kampionat.

674 janë ndeshjet e Del Pieros me fanellën bardhezi që kur ka ardhur në Torino në sezonin 1993 1994.

283 janë golat e shënuar me fanellën bardhezi të 37 vjeçarit. Si profesionist, përfshirë dhe kombëtaren, ka shënuar 312 gola.
/JUVENEWS.TK/

Edhe një Lajm tjetër që ka të bëjë me kapitenin tonë, për këto dhe për çdo tjetër përkujdeset JuveNews.TK

Del Piero befason, firmos në stadiumin e ri

Kapiteni bardhezi rinovon kontratën me “Zonjën e Vjetër” deri në fundin e vitit 2012-të

42 ndeshjet që Del Piero ka luajtur këtë sezon: vetëm Bonuçi është më mirë se ai me 43 ndeshje. 10, golat e kapiteni këtë kampionat.