06 maj 2011

Objektivi i Kapitenit: Dua dhe një titull tjetër


Menjëherë pas nënshkrimit në stadiumin e ri të “Zonjës”, Aleksi ka deklaruar: “Jam i lumtur dhe dua një titull tjetër. Nuk pata asnjë problem për marrëveshjen. Objektivi i këtij klubi është që të fitojë gjithnjë maksimumin. Jam mirë, ndihem më i ri nga 37-të vitet që mbaj mbi supe. Kam filluar të them që nuk e ndiej veten në këtë moshë.

Kështu shpresoj të fitoj yllin e tretë… Jam duke përjetuar momente shumë të bukura. Pse firma në 5 maj? (kur u fitua titulli në ditën e fundit të kampionatit në 2003, me Interin që u thye nga Lacio) E caktuam vetë që të rastisë.

Por firma në stadiumin e ri është një surprizë e bukur për të gjithë. Stadiumi është shumë i bukur dhe do të jetë shtëpia jonë më në fund që në sezonin që vjen”. I lumtur është edhe presidenti Anjeli që thotë: “Ishte e thjeshtë.

U takuam në janar dhe ai thë: ‘Po, e ndiej të vazhdoj të jem kapiten i Juves. Donte të fitonte një tjetër titull në stadiumin e ri’. Edhe ne e shpresojmë. Ndoshta për të do të jetë sezoni i fundit dhe kërkon ta mbyllë me një fitore”.
/JUVENEWS.TK/