03 maj 2011

Del Neri: Nuk i vodhëm gjë Lacios


Xhixhi Del Neri është i kënaqur. Trajneri i Juventusit shijon fitoren e rëndësishme në “Olimpiko” kundër Lacios: “Luajtëm një ndeshje të mirë, edhe pse krijuam disi rrëmujë në sulm.

Shpresonim ta mbyllnim mirë kampionatin dhe jam i kënaqur për djemtë, të cilët luajtën një ndeshje impenjuese dhe me zemër: jam shumë i lumtur. Asnjë s’mund të thotë se nuk japim maksimumin në fushë: mendoj që Juventusi nuk vodhi asgjë ndaj Lacios, por fituam me meritë”.
/JUVENEWS.TK/