03 maj 2011

Juvja thyen Lacion, rihapet gara në Champions


Një gol i Pepes në fund u jep bardhezinjve fitoren në “Olimpiko”, duke qenë 4 pikë larg vendit të katërt

Juventusi bën “goditjen” në “Olimpiko”. Skuadra e Del Nerit fiton kundër Lacios 1 0. Vendos një gol i Simone Pepes në minutën e 87′. Një ndeshje jo shumë e bukur, e dominuar për pjesën më të madhe të kohës nga skuadra e Rejas. Rreziqet më të mëdha erdhën nga Flokari dhe Broki.

Por Juventusi, aspak reagues deri pak minuta nga fundi i ndeshjes, shfrytëzon mirë daljen me karton të kuq të Ledezmës dhe shënon me Pepen. Lacio është akoma e 4 ta në renditja, ndërsa Juventusi është 4 nga zona Champions.

Kjo Lacio Juve është një histori më vete. E tregon një renditje intriguese për të dyja, me fiksimin drejt Europës. E tregojnë dy trajnerët që kërkojnë rikonfirmimin. E tregojnë dhe 50 mijë spektatorët e “Olimpikos” mbrëmë. Një stadium i stërmbushur siç nuk shihej prej kohësh. Lacio Juve riktheu tërheqjen e sfidës së madhe.

Reja nuk bën shumë llogari: Hernanes, Zarate e Flokari janë në sulm. Ndërsa Juvja, pa Markizion pati vështirësi të dilte në lojën e saj, duke luajtur me skemën 4 4 2, që këtë vit e ka tradhëtuar Del Nerin në momentet kyçe. Vetëm Lacio në pjesën e parë lëvizi në mënyrë harmonike.

Sulmoi nga krahët, por lojtari më i rrezikshëm ishte Broki që nuk shquhet për aftësi teknike. Rastin më të mirë e pati pikërisht ish milanisti që godet një top me kokë jashtë fare praën portës. Juventusi nga ana tjetër nuk reagon, vetëm mbron, duke rrezikuar shumë kur Bufon pret një goditje të Flokarit.

Tri minua më pas Matri përballë Muzlerës humb një gol thuajse të lehtë, me portierin që devijon në korne. Në pjesën e dytë loja u bë më mbrojtëse për të dyja skuadrat. Bufon devijon jashtë një goditje të Hernanesit nga 25 metra. Koha kalon dhe Lacio lodhet.

Ledezma rrëzon Melon dhe Maxoleni i nxjerr argjentinasit kartonin e dytë të verdhë. Bardhekaltrit me 10 të lojtarë dhe Juvja merr zemër, duke shënuar me Pepen, i cili mposht Muzlerën teksa topi i kalon poshtë këmbëve i devijuar edhe nga një mbrojtës. “Zonja” kthehet në garë për Championsin.

Ndoshta pa meritë. Lacio është akoma në vend të katërt, 1 pikë para Romës dhe Udinezes dhe 4 ndaj bardhezinjve që të gjithë deri dje i shikonin jashtë Europës që ka rëndësi.
/JUVENEWS.TK/