15 maj 2011

Del Neri: Juventusi po zhvillon një kampionat të mirë, kemi punuar mirë”


Tekniku bardhezi, Gigi Del Neri ka dhënë një intervistë të vogël për Studio Neës, redaksinë e lajmeve të Juventus Channel. Ja deklaratat e tij:

Mister, ndeshja me Parmën a tregon fatin e Juves?

“Jo, jo. Them që është një skuadër e re më ulje e ngritje. Ndryshimet e mëdha të bëra këtë vit nuk na paraqesin gjithmonë një rrugë të lehtë. Kemi paguar shtrenjtë disa situata. Përsëris që skuadra po bën një kampionat në optikën e duhur. Jemi skuadra e 3-të që ka humbur më pak ndeshje në këtë kampionat dhe kemi fituar 15 ndeshje.

Kemi disa barazaime së tepërmi, po nuk mendoj se mund të gjykohet puna në barazime të marra. Kështu që them se kemi bërë një punë të mirë. Fatkeqësisht kemi patur një periudhë negative ku shumë lojtarë na mungonin. Mbase ndonjëherë mund të ishim më të kujdesshëm, por në futboll 1+1 nuk bën gjithmonë 2”

Për kampionatin e Juventusit, gara e nesërme, c’mund të thotë?

“Do të thotë të shkjmë përpara me pikë dhe të bëjmë më shumë se vitin që shkoi, gjë që do të ishte pozitive. Të arrijmë 63 pikë, me 6 pikë në ndeshjet e fundit, do të thotë që skuadra ka bërë një punë të rëndësishme. Pastaj, ai që zbret në fushë duhet të luajë për të fituar. Parma është një skuadër e fortë që ka lojtarë të motivuar si Amauri dhe Giovinco.

Si Buffon ashtu edhe Chiellini dhe John Elkann, janë shprehur të kënaqur nga ju…
“Më bëhet qejfi, do të thotë se është krijuar një marrdhënie e mirë” /fcjuventus-news/