10 maj 2011

Trezeguet largohet nga Herculesi


Sulmuesi francez David Trezeguet do të largohet nga Herculesi, ka bërë të ditur agjenti i tij.

33-vjeçari u transferua në Spanjë nga Juventusi verën e kaluar, ndërsa është golashënuesi më i mirë i Herculesit këtë sezon, me 11 gola në 28 paraqitje.

Mirëpo, rënia e klubit në Secunda Division ka ndikuar në vendimin e lojtarit për t’u larguar nga Estadio Jose Rico Perez.

Herculesi është shumë pranë largimit nga La Liga, ndërsa humbja në takimin e të mërkurës mbrëma ndaj Mallorcas, do ta konfirmonte këtë. /JUVENEWS.TK/