13 maj 2011

Pirlo e do Milanin, Juventusi opsion


Andrea Pirlo do të duhet të pranojë një rol si rezervist te Milani dhe një pagë shumë më të ulët për dallim nga oferta e Juventusit që peshon 12 milionë euro në sezon, njofton Goal.

31 vjeçari nuk është i dëshiruar nga Massimiliano Allegri dhe me faktin se nuk është më ai i ‘vjetri’, për Pirlon nuk mbetet asgjë tejtër pos që të qëndrojë në pankinë.

Juventusi ka ofruar zgjidhjen më të mirë për mesfushorin italian, pasi Bianconerët kanë përgatitur një kontratë të vlefshme 12 milionë euro për specialistin e gjuajtjeve të lira. Megjithatë, ende mbetet e pa qartë e ardhmja e tij, pasi besnikëria nuk po e lejon Pirlon të marrë një vendim të nxituar.
/JUVENEWS.TK/