10 maj 2011

Bonucci: “Nuk është thjeshtë rastësi”


“Kur një situatë e tillë përsëritet për të disatën herë nuk është më një rastësi”- Edhe Leonardo Bonucci duket i shpërfytyruar nga ky barazim i pashpjegueshëm që fundos shpresat e Juventusit për Champions.

“Duket që edhe fati na kthyer shpinën. Nuk arrijmë të ruajmë me qetësinë e duhur një rezultat të hipotekuar si 2-0 në fushën tonë. Kjo është vërtet e pabesueshme. Duhet të marrim me cdo kusht 6 pikë në 2 ndeshjet e ardhshme sepse Juventusi nuk mund të qëndrojë larg Europës. Hyrja në Europa League është një detyrim moral per ne”- përfundon Bonucci për mikrofonat e Juventus Channel. /fcjuventus-news/