13 maj 2011

Benzema i lumtur te Reali


Agjenti i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas ka thënë se francezi nuk do të largohet nga Los Blancos në fund të sezonit sepse është tepër i lumtur aty.

Corriere dello Sport ka raportuar se Juventusi është interesuar për shërbimet e Benzemas dhe dëshiron ta transferoj atë gjatë afatit kalimtar veror.

“Për momentin nuk ka asgjë dhe unë mendoj se Benzema do të qëndroj te Real Madridi për së paku edhe një sezon sepse është shumë i lumtur aty. Zërat që zhvillohen rreth tij nuk janë asgjë më shumë sesa spekulime”, tha agjenti i Karim Benzemas, Djaziri për Calciomercato.it
/JUVENEWS.TK/