15 maj 2011

Punohet për shkëmbimin Garay-Amauri


Duket se Ezequiel Garay, mbrojtës qendre(25) i Real Madrid duket shumë pranë largimit nga merengues dhe ka qenë objekt bisedash gjatë drekës së zhvilluar mes Florentino Perez dhe Beppe Marotta.

Garay luan pak, nuk konsiderohet I pazëvëdësueshëm nga Mourinho dhe mund të vendoset në merkato për një shumë prej 10 mln euro. Klubi bardhezi po mendon ta sjellë atë në Torino pa derdhur këtë shumë. Mendohet dhe punohet për një shkëmbim të tijin me Carvalho Amauri, qendërsulmues 30 vjecar, i huazuar tek Parma. Amauri pëlqehet shumë nga Mourinho dhe paraqitjet e tij të fundit po e rrisin së tepërmi vlerën e tij të merkatos.

Garay, me shumë mundësi, mund të ndiqet edhe nga Diarra dhe Benzema, të cilët duken të gatshëm për një transferim në Torino. /FCJUVENTUS-NEWS/