07 maj 2011

Afellay mund të largohet nga Barcelona


Sipas uebfaqes caughtoffside.com, Barcelona mund ta shesë mesfushorin ofanziv holandez, Ibrahim Afellay për 10 milionë euro.

Katalunasit do të mund të dilnin në plus të madh në këtë aspekt, pasi që 25 vjecarin e morën nga PSV muaj më parë për vetëm 2 milionë euro.

Për përfaqësuesin holandez, interesim kanë shfaqur Liverpool e Juventus, të cilat janë të gatshme ta paguajnë këtë shumë.
/JUVENEWS.TK/