07 maj 2011

Aguero: Nuk largohem nga Atletico


Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero ka reaguar menjëherë pas spekulimeve se Juventusi ka siguruar shërbimet e tij, duke thënë se ai do të qëndrojë në Spanjë deri në verën e vitit 2014.

“Unë do të doja ta përpfundoj karrierën time në Argjentinë, apo thënë më mirë te Independiente, sepse unë jam tifoz i flaktë i atij ekipi dhe për shkak se jam larguar nga ai klub në moshë të re”.

“Në ditën që dua të largohem do t’u them drejtorëve dhe do të shkoj, edhe pse tani nuk po mendoj për këtë. Unë e kam rinovuar kontratën time deri në vitin 2014 dhe kam ndërmend ta respektoj atë”, theksoi Aguero.
/JUVENEWS.TK/