06 shkurt 2011

Toni: Matri do të jetë ylli i ri i Juves

Juventus iu rikthye fitoreve duke mposhtur 3-1 Cagliarin të shtunën në mbrëmje, dhe sulmuesi Luca Toni ishte shumë i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar.

Alessandro Matri shënoi dy gola për Zonjën e Vjetër. Ishte poashtu edhe sulmuesi 33 vjeçar italian që shënoi një gol të shkëlqyer me kokë.

Ishte fitorja e dytë e Bianconerëve për vitin 2011 në Serie A dhe Toni foli rreth ndeshjes.
"Unë shënova golin tim të 100 në Serie A sonte dhe jam shumë i lumtur."

"Ne kemi vuajtur pak në këtë ndeshje, por unë pashë një ekip shumë të mirë në pjesën e dytë."
Matri ishte lojtari më i mirë në këtë mbrëmje dhe Toni lavdëroi punën e tij.

"Juve ka gjetur një lojtar të madh që përfaqëson të ardhmen e klubit", përfundoi Toni. /Juventus-Fans/