15 shkurt 2011

Mishel Platini: "Juventusi do të hapë një cikël të ri fitues"

"Juventusi ka qenë skuadra më e madhe në botë dhe më pas ka pasur një problem të vogël, duke përfunduar në Serinë B dhe duke larguar shumë kampionë". Një ditë pas fitores në derbin e Italisë me Interin për të folur rreth skuadrës bardhezi në një intervistë ekskluzive për "Rai", është ish-ylli i kësaj skuadre dhe tashmë presidenti i UEFA-s, francezi Mishel Platini.

"Cikli i Juventusit, ka siguruar ish-numri 10 bardhezi do të kthehet, nuk di të them konkretisht se kur do të rikthehet. Tifozët, ndërkohë duhet të kuptojnë që duhet pak kohë dhe nëse duan të mirën e Juventusit duhet të qëndrojnë pranë skuadrës në momentet e vështira, këto janë edhe tifozët e vërtetë". Këtë javë do të kthehet edhe Champions Liga dhe Platini shikon një turn të vështirë për të gjithë skuadrat italiane, duke përfshirë këtu edhe Romën që do të luajë në shtëpi të mërkurën kundër ukrainasve të Shakhtar Donjeck:

"Një parashikim për Champions Ligën?

Barcelona duket e vështirë për t'u mundur, por është e qartë që të gjithë mund të humbin në futboll, shikoj shumë mirë edhe Chelsin. Skuadrat italiane kanë një short jo të lehtë, nuk do të jetë e lehtë për Romën, Milanin dhe Interin. Më vjen shumë keq për Moratin, në Champions Ligë asnjëherë një skuadër nuk ka arritur të fitojë dy herë radhazi". Dhe duke folur për Romën, Mishel Platini është ndalur të flasë për kapitenin verdhekuq Françesko Toti:

Toti pranë Mesit dhe Kristiano Ronaldos?

Për fat të keq nuk ka pasur një karrierë të madhe ndërkombëtare, sepse Roma nuk ka qenë gjithmonë në maksimum në nivelin ndërkombëtar. Është një lojtar i madh, por Roma nuk ka pasur një skuadër në lartësinë e nivelit të tij". Në fund të komentit të tij, Platini ka prekur dy argumenta interesantë, ku ka folur për skuadrën kombëtare franceze, që po ringrihet pas dështimin në Botërorin e fundit në Afrikën e Jugut dhe për idenë e dy arbitrave në fushë: "Kemi arritur pesë fitore radhazi, jemi shumë të fortë.

Dy arbitra në portë?

Nuk e di se çfarë do të vendoset në mbledhjen në Kardif, mund të them që eksperimenti që jemi duke kryer mund ta zgjidhë problemin. Debati është nëse duhet të kemi një arbitër human apo teknologjik. Unë mendoj se duhet të kemi një arbitrim human gjithmonë".