03 janar 2010

Zyrtare: Mbrojtësi i Anderlecht,Arnold Kruiswijk huazohet te Roda

Sipas website zyrtar të Anderlecht mbrojtësi me cilësi të larta,Arnold Kruiswijk duket se do të largohet nga ekipi belg,për tu larguar në ligën Eredivisie për ekipin Roda.Arnold do të huazohet deri në fund të sezonit.
Të dy klubet kanë arritur një marrëveshje.Kruiswijk ende duhet të plotësojë kushtet e marrëveshjes me Roda,por transferimi do të kompletohet brenda disa ditëve.
Roda nuk është në formën më të mire dhe trajneri Harm van Veldhoven është i zhgënjyer dhe dëshiron të transferojë një lojtar kualitativ.
25-vjeçari iu bashkua Anderlecht nga ekipi Groningen në verë të vitit 2008 dhe ai ka deklaruar se do të largohej në drejtim të çdo klubi vetëm për tu përfshirë në formacion të parë dhe Arnold do të merr atë çfarë dëshiron gjatë huazimit te Roda.
Shaka: Arnoldi,gazetari ynë si duket do të transferohet tek Roda mirëpo ai e di se LajmeSport është i rëndësishëm për të gjithë vizitorët ,prandaj nuk do të na tradhtojë as ai e as ndonjë gazetar tjetër …