03 janar 2010

Baumjohann te Schalke 04

Mesfushori Alexander Baumjohann ka kaluar në Schalke pas vetëm një gjysmë sezoni në Bayern Munich.
Gjiganti bavarez ka njoftuar të dielën se klubet kanë arritur marrëveshje por nuk ka bërë të ditur detajet financiare.
22 vjeçari erdhi në Bayern në fillim të sezonit si transferim i lirë nga Borussia Moenchengladbach por nuk arriti të zë vend në ekipin e parë. Baumjohann e filloi karrierën e tij profesionale në Schalke.