05 janar 2010

Rodriguez lojtar i Liverpoolit brenda 48 orëve

The Mirror raporton se Liverpooli është shumë pranë transferimit të Maxi Rodriguez nga Athletico Madrid, transferim që do të finalizohet sot pasdite.
Argjentinasi Rodriguez u bë cak i shumë spekulimeve që prej kohës kur në Vicente Calderon erdhi Antonio Lopez duke ja marrur shiritin e kapitenit.
Maxi ka bërë vetëm 9 paraqitje, nga gjithsejt 16 të mundshme, dhe mendohet se ai dëshiron të dal jashtë Spanjës për të luajtur në botëror.
Kontrata e Maxi Rodriguez skadon në fund të sezonit dhe Athletico Madrid dëshiron që sa më shpejtë të finalizoj një transferim permanent.
Sidoqoftë, Liverpooli dëshiron ta huazoj Rodriguezin në mënyrë që në fund të sezonit ta marr si transfer të lirë.
Për më shumë, Rodriguez duhet të lejoj që ti zbritet paga deri në 85 mijë funta për javë në mënyrë që transferimi të përfundoj me sukses.