05 janar 2010

Pato: Dua të luaj pranë Kakas

Super sulmuesi i Milanit Alexandre Pato ka ngurosur ardhmërinë e tij te Milani përkundër raporteve të ndryshme të cilat thoshin se ai do ti bashkohej Kakas te Real Madridi.
“ Dua të fitoj gjithçka me Milanin dhe të bëhem futbollisti më i mirë në botë.”
“ Do të doja të luaja pranë Kakas, por vetëm në Milan. A do të bëhem ndonjëherë kapiten i Milanit? Do të shohim.”
“ Nuk mund ti rezistoj picës dhe lazanjës.” Qeshi Pato.
“ Dhe jam fans i gjumit. Kudo që kam mundësi unë dëshiroj të flej.”
“ Kënga ime e preferuar është ‘ Im yours’ nga Jason Mraz. Unë e dua këtë këngë dhe sapo e bleva një gitarë për ta interpretuar vetë. Ende nuk jam në gjendje ti bëj bashkë dy akorde, por do t’ia dal disi.”përfundoi Pato.