Mesfushori i Milanit Andrea Pirlo ka insistuar se flirtimi i tij me gjigantët e Premier Ligës Chelsea është në të kaluarën pasi që ai është duke planifikuar që me Milanon të shkojë deri në fund.Pirlo ishte pranë largimit nga Milani verën e kaluar kur Ancelotti e kërkonte me ngulm.
Një marveshje dështoi të finalizohej dhe Pirlo është duke pritur vazhdimin e kontratës pasi që është pranë skadimit.
“ Kur merrni një vendim, duhet ti shkoni deri në fund,” tha ai për La Gazzeta dello Sport.
“ Në fillim na mungoi Ancelotti. Ishte e çuditshme kur nuk e shihnim në zhveshtore. Por më pas u mësuam.”
“ Nuk ndjej nostalgji. Leonardo po bën punë të mirë ashtu si ne.”
“ Shpresoj ta përfundoj karrierën në Milan. Kam kontratë deri më 2011 dhe dua ta vazhdojë.” Përfundoi Pirlo.