Agjenti i Guus Hiddink edhe një herë i ka mohuar spekulimet e fundit duke thënë se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje të vetme me Juventusin.Spekulimet në Itali janë aktuale për këtë çështje pasi që besohet se Hiddink do të jetë zgjedhja e parë e Zonjës së Vjetër pasi që Ferrarës pritet ti tregohet dera në start të pjesës së dytë të sezonit.
Spekulimet u rritën dje kur Hiddink kishte ateruar në Itali përkrah me drejtorët e Juves, por agjenti i tij Cees van Nieuwenhuizen i tha Sovietski Sport: “ Është thashetheme. Hiddink është në Keni dhe do të kthehet më 10 Janar.”
Një komunikatë e lëshuar nga zyra për media e Juventusit e siguruar ekskluzivisht nga LajmeSport.com thotë:
“ Kurrë nuk kemi biseduar me Hiddink dhe me ndonjë trajner tjetër. Kemi besim të plotë në Ferrarën.”