05 janar 2010

Parashikim-Copa del Rey: Barcelona – Sevilla

Koha: E martë, 5 Janar, ora 22 : 00 Vendi: Camp Nou, Barcelona
Barcelona nuk e filloi vitin e ri 2010 mbarë, pasi në ndeshjen e parë barazoi 1-1 me Villareal.
Barcelona edhe në këtë ndeshje mund të quhet favorite, por kthehemi prapa për disa ditë dhe e kujtojmë ndeshjen e Barcelonës kundër Villareal. Edhe në atë ndeshje Barcelona u quajt favorite por ariti vetëm një barazim 1-1. Ndërsa Sevilla është treguar një klub shumë i vështirë sidomos për klubet e mëdhaja, duke e kujtuar kështu mposhtjen e Real Madridit në fillim të sezonit.
Barcelona
Lionel Messi dhe Rafael Marquez janë rikthyer në trajnim me klubin.
Seydou Keita dhe Yaya Toure janë në detyrë me kombëtaren e tyre, prandaj Barcelona ka thirur lojtarë jo shumë të njohur si Jonathan Dos Santos, Thiago Alcantara, Gai Assulin, Viktor Vazquez dhe Ruben Mino.
Kjo ndeshje pritet të sjellë Barcelonën që do të ketë lojtar të rendit të dytë.
11 lojtare startues te mundshem: Pinto, Dani Alves, Marques, Chygrynskiy, Maxwell, Busquets, Dos Santos, Iniesta, Pedro, Bojan, Jeffren
Forma në pesë ndeshjet e fundit
1-1 (Vendas) Villarreal (La Liga, 2 Janar)
2-1 (Stadium neutral) Estudiantes (Kupa boterore e klubeve, 19 Dhjetor)
3-1 (Stadium neutral) Atlante (Kupa boterore e klubeve,16 Dhjetor)
1-0 (Vendas) Espanyol (La Liga, 12 Dhjetor)
2-1 (Vendas) Dynamo Kyiv (Liga e Kampionëve, 9 Dhjetor)
Sevilla
Si Barcelonës ashtu dhe Sevillas do ti mungojnë disa lojtar kryesor.
Sebastien Squillaci, Luis Fabionao dhe Adriano janë të lënduar dhe nuk do të shfaqen fare në këtë ndeshje. Julien Escude kishte grip por duket se është i gatshëm për sot.
Didier Zokora, Arouna Kone dhe Frederic Kanoute janë në detyrë me kombëtaret e tyre.
11 lojtarët startues të mundshëm: Palop, Konko, Escude, Draguntinoviç, Fernando Navarrom Romaric, Lolo, Navas, Renato, Diego Capel, Kone.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
2-1 (Mysafir) Atletico Madrid (La Liga, 2 Janar)
2-1 (Vendas) Getafe (La Liga, 19 Dhjetor)
1-0 (Mysafir) Sporting Gijon (La Liga, 13 Dhjetor)
1-0 (Vendas) Rangers (Liga e Kampioneve, 9 Dhjetor)
1-1 (Vendas) Valladolid (La Liga, 5 Dhjetor)