05 janar 2010

Edhe Tottenham në garë për Maxi Rodriguez

Përveq Liverpoolit edhe Tottenham është në garë për të nënshkruar me lojtarin e Atletico Madrid Argjentinasin Maxi Rodriguez.
Maxi Rodriguez vazhdon të jetë qendër e spekulimeve të transferimeve të Janarit, për argjentinasin janë të interesuar Tottenham dhe Liverpool.
Maxi më herët ka shprehur interes që të kthehet në Argjentine për të luajtur për River Plate, por Liverpool dhe Tottenham kanë joshur mesfushorin për të qëndruar në Europë.
Sun dhe Daily Mail kanë raportuar se Liverpool është më shumë i interesuar për shërbimet e Argjentinasit pas largimit të Xabi Alonsos në Real Madrid. Shumë burime parashikojnë se Liverpool do të arrij një marrëveshje me mesfushroin Brenda 48 orëve të ardhshme.
Megjithatë, tani edhe Tottenham është i interesuar për shërbimet e mesfushorit. Ndryshe nga Liverpool, Tottenham do të bëjë një ofertë në formë huazimi, duke e përfshirë edhe David Bentley në marrëveshje.
Orët që pasojnë mund të japin tituj të shumtë në lidhje me transferimin e Maxi Rodriguez, prandaj qëndroni në LajmeSport.com ku do të informoheni me saktësi dhe shpejtësi.