05 janar 2010

Bushaj provohet te Dinamo Zagreb

Futbollisti kosovar, Gjergj Bushaj po provohet te gjiganti kroat Dinamo Zagreb. Këtë lajm e ka bërë të ditur të hënën ueb faqja kroate vecernji.hr, e cila e vlerëson lart 18 vjeçarin, i cili së fundmi ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovës në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Bushajn - i cili ishte ftuar në përfaqësuesen A të Kosovës, Dinamos ia ka propozuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.
“Në 20 vjetët e fundit, në Kosovë nuk kemi pasur një talent të tillë si Gjergji”, ka thënë Vokrri për vecernji.hr. Talenti i Gjergj Bushajt në Kosovë është vërejtur në sezonin vjeshtor, kur ai tregoi paraqitje të shkëlqyeshme me Vëllaznimin.
Muaj më parë ai qëndroi në prova edhe te klubi gjerman Hamburg, por u kthye në Gjakovë për t’u përgatitur më mirë fizikisht. Tash ai do ta sprovojë veten te Dinamo. Në rast se shquhet, me siguri karrierën do ta vazhdojë në futbollin kroat..