22 shtator 2009

Të mërkurën, turi i parë i Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë ngre siparin e saj, për edicionin futbollistik 2009-2010. Do të luhet pikërisht turi i parë i saj, ditën e mërkurë, 23 shtator 2009, ku marrin pjesë ekipet inferiore, të kategorisë së dytë. Pas këtij turi, skuadra e kualifikuara do të bëhen pjesë e garës bashkë me skuadrat e kategorisë së parë, për të mbërritur në turin e tretë, ku Kupës së Shqipërisë do t’i bashkohen edhe skuadrat e superligës. Konkretisht, turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e para, do të luhet si më poshtë:

Ndeshjet fillojë të gjitha në orën 15.30

GRUPI I VERIUT

NAFTATARI-CLIRIMI
MAMURASI-KORABI
ERZENI-ILIRIA
LUZI-PERPARIMI

GRUPI I JUGUT

VLORA-KELCYRA
TOMORI-PERMETI
DOMOZDOVA-MALIQI
DELVINA-HIMARA