23 shtator 2009

Spanja pyet: “A e ka vleresuar drejt Barcelona, Mesin?”

Eshte vetem 22 vjec, por tani Lionel Mesi eshte futbollisti me i paguar ne bote. Kampion i Spanjes, kampion i Evropes, futbollisti me i mire ne ligen e kampioneve, heroin e “Pekin 2008”…dhe lista e trofeve eshte e pafund. A mund te arrihej me shume nga mesi ne kete moshe te re? Dje Mesi ka nenshkruar nje kontrate te re, dy vjecare qe nenkupton se ai do te qendroje te Barcelona deri me 2016. Klauzola per nje prishje te mundshme te kontrates, eshte rritur nga 150 ne 250 milion euro. Akush qe enderron Mesin nuk mund ti afrohet kesaj shifre astronomike. Mesi mendohet ta mbyll karrieren e tij ne Kamp Nou dhe kjo eshte deshira e tij. Sipas medias sapnjole ne kontraten e re, permiresohet treguesi ekonomik: paga vjetore shkon deri ne 12 milion euro. Spanja pyet: “A e ka vleresuar drejte klubi katalanas, Mesin?”. Ne sezonin e kaluar, Mesi realizoi ne te gjitha kompeticionet 38 gola dhe dha 18 pasime per gol. Me statusin e ri qe i jep kontrata e re, lihet pas sulmuesi suedez Ibraimovich, qe tani ka zbritur ne Kamp Nou. President ii Barcelones, Laporta permes kontrates se re duhet ti paguaje Mesit per shtate vjet 84 milion euro. Megjithate asnje ekzagjerim financiar, pasi Mesi eshte ne kete moment futbollisti me i mire ne bote dhe e meriton te jete me i paguri ne bote. Kane mbetur pas dhe yjet e fundit qe solli ne Bernabeu, presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez, mesfushori portugez Kristiano Ronaldo (kushtoi 94 milion euro) dhe ai brazilian Kaka (kushtoi 67 milion euro). Mesi qe erdhi te Barcelona kur ishte vetem 13 vjec nuk i mbetet gje tjeter vecse te pohoje se do te qendroje te skuadra katalanase per jete. Sulmuesi argjentinas nuk e fsheh se do te kishte mbetur i kenaqur dhe nese rroga vjetore do te ishte 10 milion euro, ndonese Laporta mendoi dhe realizoi ate vleresim qe Mesi e meriton.