Eto-Barcelona, në gjyq për 3 milion euro
Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto ka vendosur të çojë në gjykatë çështjen që ka të bëjë me përfitimin e tre milion eurove nga ish-skuadra e tij.Lajmi bëhet i ditur nga radio “Katalunia Radio”, sipas së cilës, klubi katalanas i detyrohet 28-vjeçarit edhe 15% të 20 milion eurove që Interi pagoi për të marrë shërbimet e tij gjatë kësaj merkatoje.Laporta nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje, edhe pse kamerunasi i ka kërkuar disa herë Barcelonës të marrë parasysh këtë kërkesë.Prandaj, Samuel Eto ka vendosur ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, ka mundësi që Eto dhe Laporta ta zgjidhin këtë problem mes tyre, pa iu drejtuar dyerve të gjykatës.