Ranieri “psikolog”: “Sa i rendesishem eshte perdorimi i trurit”
Pas suksesit 3:1 me Fiorentinen, ku Roma shfaqi nje nivel te larte futbolli, tekniku Klaudio Ranieri mendoi mjeshtrin e madh te futbollit italian, Karleto Mazone dhe pastaj buzeqeshi. Nuk ishte ky motive i vetem qe e shfaqi te gezuar perpara kamerave, por dhe tjetra: Roma e tij kishte arritur nje fitore te bukur. “Deshiroje qe te vazhdoje ta shikoje Romen ashtu sic u shfaq ne ndeshjen me Fiorentinen, qe lufton duke mbajtur thiken midis dhembeve, ashtu sic ndodh ne futbollin anglez. Mund te kerkosh te luash me te gjitha modulet e lojes, por po nuk luftove per topin, atehere je i deshtuar”, deklaroi Ranieri. Nga ndeshja me Bazelin ne ate me Fiorentinen, Roma transformohet plotesisht. “Kjo eshte evidence qe te afron futbolli dhe ku te perdorurit e trurit eshte esenciale. Nese te mungon kjo gje nuk shkon larg. Futbollistet jane sin e Formula 1: nje ndalese dhe prishet gjithcka”. Ranieri la ne stol ne ndeshjen me Fiorentinen, mbrojtesin francez Mekses, por dhe e shpejgon vendimin e tij: “Nuk ka pse te shikohet si drame. Isha i sinqerte me te: ne momentin kur ta shikoje mire, posti i titullarit eshte perseri per te”. Ne fund Ranieri thote: “Toti eshte nje simbol i Romes. Megjithate mendoj se dicka duhet te ndryshoje ne lojen e tij. Te jete pjese e veprimeve te skuadres dhe kur nuk e ka topin. Do te na duhet te luajme me sisteme te tjera, do te kerkojme tipe te tjera levizjesh”. Por Kapelo mendon dicka tjeter: “Toti ka bere gjera te jashtezakonshme qe te tjeret nuk arrijne dhe ti mendojne. Nuk mund ta largosh nga zona e kundershtarit ate, mund te quaje dhe krim”.