Ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka pranuar se ishte i dëshpëruar me mënyrën si ishte trajtuar në klub para se të japë dorëheqje këtë javë.“Do të kishte qenë më lehtë të largohem në qershor dhe ndoshta do të kisha gjetur klub të ri për të drejtuar në Itali. Isha i dëshpëruar shumë me gjithë situatën. Roma është klub i madh, atyre iu nevojitet stabiliteti, ndërsa herët e tjera mund të flasim nëse kam braktisur anijen. Unë them se kam dhënë maksimumin për ekipin”, deklaroi Spalletti.